Sekuestrohet 1 kg kokainë, 2 në pranga, njëri ish-gardist

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, mes tyre dhe një ish-gardist, teksa iu sekuestrua në flagrancë 1 kg lëndë narkotike, e llojit kokainë.Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Edmond Rajta ish-gardist dhe Nexhmi Uka, si posedues dhe shpërndarës të drogës së sekuestruar.Droga vinte nga Amerika Latine, ndërsa blutë e kryeqytetit vijojnë operacionin antidrogë duke bërë kontrolle në disa banesa.