Pas arratisjes së 7 të dënuarve, drejtori i burgut Ulndreaj: Kemi blinduar Drenovën
Arratisja e bujshme e Admir Tafilit dhe 6 te burgosurve te tjere nga burgu i sigurise se larte te Drenoves me 23 nentor te vitit te kaluar, ka bere qe Drejtoria e ketij burgu te marre masa te rrepta dhe te hartoje nje rregullore te re per mbarvajtjen dhe sigurine ne burg. Sipas Drejtorit te ketij institucioni, Filip Ulndreaj, ngjarja e 23 nentorit ishte nje ngjarje e rende e cila jo vetem vuri ne alarm institucionet me te larta, por qe solli nevojen edhe per nje reformim te masave dhe kontrolleve ne kete burg.“Institucioni ynë është një institucion, një burg që klasifikohet në burgjet e sigurisë së lartë, si i tillë rregullat që zbatohen këtu, rregullat e punës, sjelljes, janë shumë striktikte. Çdo gjë që ne bëjmë është e shkruar në rregullore e sanksionuar në ligj, çdo shkarje, nënvlerësim apo dalje nga këto shina është një kosto e madhe jo vetëm për institucionin por edhe për qetësinë dhe sigurinë e bashkëqytetarëve tanë ndaj të cilëve kemi detyrime. Kur neve si efektivë kemi pranuar të punojmë në këtë institucion na është bërë e qartë se është institucion i veçantë, i pangjashëm me asnjë lloj isntitucioni tjetër. Është institucion që na kufizon dhe mua si kuadër, edhe shefit të sigurisë, të gjithë shefave, të gjithë stafit u kufizon disa të drejta. Këto lidhen me shërbimin, me maksimumin e energjive ndaj të burgosurve që kemi brenda, ku shumica e tyre pavarësisht nga çfarë ka ndodhur kanë nevojë për siguri, kërkojnë zbatimin e rregullores dhe ligjit, shumica e tyre sa herë që i takojmë janë të interesuar për masat që po marrim ne. Asnjë nuk ka tendencat që të zbusim, të lëshojmë apo të hapim dyert e burgjeve. Ngjarja që ka ndodhur këtu, po të gjykojmë në paramatrat që kemi patur një vit më parë, të punës ,rregullit, besueshmërisë midis nesh dhe të burgosurve, është akoma e pabesueshme nisur nga ajo disiplinë që ka patur këtu një vit më parë. Gjithsesi ajo që ndodhi, është ngjarje e jashtëzakonshme dhe sigurisht ne nuk do të lejojmë asnjë lloj premise për tu përsëritur qoftë dhe në përmasat më të vogla. Pas ngjarjes janë hartuar programe masash të veçanta bazuar në urdhërat e Drejtorit të Përgjithshëm, Ministrit të Drejtësisë, drejtorit të policisë, edhe drejtorit të institucioneve, kanë ardhur ekspertë që kanë parë problemet, i kemi gjykuar dhe analizuar dhe kemi marrë vendime të prera brenda rregullores. Asnjë masë e marrë nuk ka për qëllim të prekë sadopak të drejtat dhe liritë e të burgosurve. Nuk janë masa me karakter denigrues, askuj nuk i lejohet dhe askujt nga stafi im nuk do t’ia lejoja të përcillte këtë frymë dhe këtë mesazh. Mesazhi që ne përcjellim sot është mesazhi i besueshmërisë, i vetëbesimit te të burgosurit, tek forcat dhe energjitë e stafit që kemi këtu që po punon në mënyrë të përkushtuar” tha ai.Uldreaj shton se kontrollet ne qelite e te burgosurve apo edhe te familjareve me qellim shmangien apo perseritjen e ngjarjeve si ajo e 23 nentorit. Drejtori i burgut, Filip Ulndreaj, ka shpjeguar edhe nje here se ne lidhje me fletet e sharave te hekurit qe u gjeten ne kete burg, ishin futur shume kohe me pare se ai te merrte detyrendhe gjetja e tyre tregon edhe faktin se kontrollet e repta dhe te vazhdueshme te stafit te ri dhane rezultat si dhe evituan nje tjeter arratisje te mundshme qe po planifikohej.“Sigurisht që pas një ngjarje të tillë, por dhe pa ndodhur këtu ka qenë gjithmonë e domosdoshme kontrolli i familjarëve, por të priten me rregull, etikë, me edukatë, me një fjalë të mirë në postobllok, edhe kjo lidhet me sigurinë. Një fjalë e mirë në hyrje të institucionit ndaj familjarit e favorizon më shumë sigurinë sesa një derë e përplasur.Është forcuar kontrolli ndaj familjarëve, por për këtë kontroll kemi mirëkuptimin e plotë prej tyre dhe të burgosurve. Janë forcuar masat e sigurisë në ruajtje, murin rrethues, në gjithë territorin e burgut dhe për këtë kemi mirëkuptimin e të gjithë punonjësve tanë. Janë forcuar masat e sigurisë në lëvizjen e të burgosurve brenda, kemi mirëkuptimin dhe respektin e të gjithëve për këto. Asnjë i burgosur nuk do të qëndrojë brenda duke ditur që i kërcënohet jeta. Janë forcuar masat e kontrollit atje dhe do forcohen edhe më shumë. Stafi ëhstë në bashkëpunim të plotë, hallkat veprojnë në harmoni me njëra-tjetrën për të bërë të mundur më të mirën e mundshme për sigurinë këtu. Natyrisht që e kemi të domosdoshme bashkëpunimin me policinë e shtetit dhe organet e tjera. Kontrolli mbetet nga hallkat më të rëndësihme që garanton sigurinë. Stafi policor e ka për detyrë të kontrollojë dhomat e të burgosurve jo si reagim i sharrave që u gjetën apo arratisjes, por kontrollet janë detyrim i përhershëm. Ne mund të themi që kishim nënvlerësuar kontrollet, tani po përpiqemi të bëjmë detyrën tonë, duke zhvilluar ditë për ditë, në çdo çast edhe ku dyshohet dhe aty ku nuk dyshohet kontrollet. Pa kontroll s’ka siguri dhe pa siguri s’mund të ketë riintegrim të të burgosurve. Masat duhet të jenë demokratike, ligjore që duke u zbatuar garantojnë lirshërinë e të burgosurve. Stafi që kontrollon është një staf tjetër, me mendësi të tjera, është rritur natyrisht disiplina dhe cilësia e kontrollit. Performanca e punonjësve të policisë është krejt tjetër, në kontroll nuk shkohet për të bërë shaka, por si një masë për të shpëtuar një jetë njeriu që rrezikohet, në rrugë të ndryshme, të fshehta apo të hapura për shkak të konflikteve mes të burgosurve. Në çdo burg sharrat dhe sendet e ndaluara njerëzit i fusin për qëllime të caktuara. Është ndryshe të gjesh një celular, një gozhdë, bateri telefoni, është ndryshe të gjesh sharra. Problemi i sharrave s’ka të bëjë as me mua, as stafin aktual të institucionit” shtoi Uldedaj në intervistën për Ora News.Në përfundim të intervistës ai ka kujtuar se asnjë post apo detyrë nuk është e përjetshme, por primare mbetet që për sa kohe je në drejtim të saj të punosh me përkushtim dhe përgjegjësi maksimale.“Pavarësisht se nuk e kam përjetuar dhe fort mirë, fjala shkarkim nuk është fort e mirë, e kam interpretuar si qëllim keqdashës të disa mediave të keqorientuara.Nuk ka pasur këtë qëllim as nga drejtori i burgjeve, as Ministri i Drejtësisë. Detyra dhe posti këtu nuk është i përjtshëm. Sot për sot jemi këtu dhe do vazhdojmë të bëjmë detyrat këtu, do ti bëjmë me më vendosmëri se herë tjetër që qytetarët e thjeshtë të Korçës kur të kujtojnë burgun këtu, të dinë se funksionon një institucion i lartë i sigurisë dhe jo një isntitucion që han drejtorët, ndëshkon punonjësit, i largon nga detyra, por institucion që punonjësit do punojnë me rregullsi dhe moral shumë të lartë në funksion të riintegrimit të të dënuarve” tha ai.