Zjarri në burgun e Rrogozhinës i qëllimshëm, dy të dënuar përgatitën planin e arratisjes
Zjarri ne burgun e Rrogozhinës mbrëmjen e të premtes ka qene i qëllimshëm. Ai është venë nga dy të rinj nga qyteti i Fierit, të cilët vuanit në këtë institucion masen e arrestit me burg për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje. Sipas burimeve policore janë zyrtarizuar shkaqet e kaosit që u krijuan në këtë burg, duke vënë para përgjegjësisë shtetasit Ledjon Gjoka 23 vjeç dhe Jurgen Muçelliu 19 vjeç.Skena është filmuar nga kamerat e sigurisë së burgut, ku shihet qartë që ata kanë ndezur një lecke dhe më pas i kanë vënë zjarrin dyshekut. Të njëjtat burime policore nuk kanë përjashtuar se kjo do të ishte një tentativë arratisje spektakolare, ku duke përfituar nga rrëmuja e krijuar ata do të arrinin ti shpëtonin gardianëve të burgut.Të gjitha materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Kavajës sëbashku me pamjet filmike,ndërsa dëshmia e dy të rinjve pritet të zbardhe mjaft detaje nga kjo ngjarje e cila rrezikoi jetën e më shumë se 100 të burgosurve.21 të dënuar patën probleme me shëndetin e tyre si pasojë e zjarrit, duke i trasportuar në spitalet e Rrogozhinës dhe Durrësit, ku 3 prej tyre transferuar në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi gjendja e tyre paraqitet e rëndë.Djegiet e shumta në trup kanë detyruar mjekët e Kavajës ti dërgojnë në kryeqytet për mjekim më të specializuar. Ndërkaq burgu i Rrogozhinës po i kthehet normalitetit pas situatës së vështirë dhe është nën kotroll të plotë të strukturave të policisë së burgjeve.Bëhet me dije se gati 100 të burgosur që vuanin të dënimin në Rrogozhinë janë transferuar përkohësisht në burgun e sigurisë së lartë në PeqinZjarri në burgun e Rrogozhinës, Drejtoria e Burgjeve jep versionin zyrtarDrejtoria e Përgjithshme e Burgjeve jep versionin zyrtar të ngjarjes në burgun e Rrogozhinës. Në një komunikatë për mediat, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije, se mbrëmë rreth orës 20:35, në IEV Penale Rrogozhinë në godinën 3 të Paraburgimit, sektori 3, dhoma 1, është konstatuar një vatër zjarri.Menjëherë nga shërbimet e sigurisë së institucionit janë marrë masat për neutralizimin zjarrit, si dhe garantimin e jetës së personave të paraburgosur. Në të njëjtën, kohë është bashkëpunuar me Policinë e Shtetit, Shërbimin e Zjarrfikësve, Prokurorinë e rrethit gjyqësor Kavajë për të mbajtur nën kontroll situatën dhe garantuar elementet e sigurisë në këtë institucion.Po dje, është bërë i mundur dërgimi në spitalin e Kavajës i 21 personave të lënduar nga zjarri, kryesisht të asfiksuar nga tymi, ndër të cilët një i paraburgosur është dërguar për trajtim të specializuar në Tiranë dhe një tjetër në Spitalin Rajonal të Durrësit. Shtetasit e paraburgosur, që kishin nevojë për trajtim mjekësor, janë shoqëruar në spital nën masa të rrepta sigurie dhe është ndjekur hap pas hapi gjendja e tyre shëndetësore.Veprimet paraprake hetimore proceduriale janë kryer nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Drejtësisë, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Aktualisht, sipas DPB po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.Ndërkaq Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se gjendja në IEVP Rrogozhinë është nën kontroll dhe në standardet e kërkuara të sigurisë. Nga ana e institucionit janë marrë masat për zhvillimin normal të aktiviteteve në IEVP Rrogozhinë, si dhe për të informuar familjarët e personave të paraburgosur.Ndërkaq me qëllim krijimin e kushteve optimale në sektorin e paraburgimit Rrogozhinë, 78 të paraburgosur janë transferuar përkohësisht në IEVP Peqin.Avokati i Popullit në burgun e Rrogozhinës, inspekton situatën pas zjarritPas zjarrit që përfshiu institucionin e vuajtjes së dënimit në Rrogozhinë, një ekip i Avokatit të Popullit ka shkuar në burg për të monitoruar nga afër situatën.Ekipi i Avokatit të Popullit, që përbëhet nga ekspertë të mekanizmit të parandalimit të tortures do të monitorojë situatën e të paraburgosurve dhe të të burgosurve në IEPV Rrogozhinë , sikundër do të vizitojë edhe të dënuarit që po marrin mjekim në spitalin e Kavajës, pas asfikësimit nga zjarri i mbrëmshëm.Mbrëmë rreth orës 20:30 minuta burgu i Rrogozhinës u përfshi nga flakët, si pasojë e të cilave u asfiksuan 20 të burgosur, dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë.Njëri prej të dënuarve ndodhet në spitalin e Durrësit në reanimacion, ndërsa një tjetër i dënuar ndodhet në Tiranë pasi ka pësuar djegie të shkallës së tretë. Të dënuarit e tjerë që kanë shfaqur probleme për shkak të tymit ndodhen në spitalin Kavajës.Ndërkohë paraditen e sotme rreth 100 të paraburgosur që gjendeshin në burgun e Rrogozhinës janë transferuar në burgun Peqinit për arsye sigurie.Burime nga policia bëjnë me dije se dy vatrat e zjarrit që ranë një natë më parë në burgun e Rrogozhinës janë shuar dhe ky institucion është kthyer në normalitet.