Berisha: Rama shkriu rrjetin e agjentëve të policisë, po i lë dorë të lirë krimit

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka denoncuar një tjetër akt antishtet sipas tij të kryeministrit Edi Rama, zhdukjen e rrjetit te agjenteve te policise kriminale te vendit. Duke iu referuar një deklarate të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili deklaroi se ka marrë në dorë një polici pa rrjet informatorësh, Berisha thekson se rrjeti agjenturor është shkrirë me urdhër të Kryeministrit aktual, duke e bërë Shqiperinë vendin e pare ne bote pa rrjetin e vet te agjenteve te policise kriminale dhe i lene keshtu dore te lire krimit.“Te dashur miq, mbreme ne nje emision televiziv, zedhenesi i Edi Rames per Policine, Sajmir Tahiri, njoftoi shqiptaret se ne nuk egziston me rrjeti agjenturor i policise kriminale. Ky rrjet perbehet nga burra dhe gra, qytetare te devotshem me pasion per te luftuar te keqen dhe krimin. Ata bashkepunojne dhe informojne Policine per boten e nendheshme te krimit. Me informatat e tyre te çmuara, duke rrezikuar jo pak veten dhe familjet e tyre, ata kane bere te mundur parandalimin e vazhdueshem te akteve kriminale. Kontributi i tyre ka qene shume i çmuar dhe i pazevendsueshem ne zbulimin e autoreve te qindra e qindra vrasjeve, grabitjeve, vjedhjeve, trafiqeve kriminale ne vite. Ata vene veten e tyre ne rrezik, sakrifikojne shume per te shpetuar jeten, pasurine e qytetareve te tjere.Ne nje akt te papergjegjshem Edi Rama pas urdherit per shkrirjen e policise kriminale, ka urdheruar dhe shkrirjen rrjetit agjenturor qe bashkepunonte me oficeret e saj ne mbare vendin. Keshtu Shqiperia behet vendi i pare ne bote pa rrjetin e vete te agjenteve te policise kriminale dhe i lene keshtu dore te lire krimit. Me kete akt te mirfillte antishtet te Piktorit deshtak shpjegohet inkurajimi i madh i revanshit te krimit ne Shqiperi dhe renia dramatike e fuqise zbuluese te autoreve te veprave penale nga Policia keto muajt e fundit. Keto jane shoket e krimit!!” shkruan Berisha në fb.