Lezhë, zjarri alarmon banorët, digjet rrjeti në nje prej pallateve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2014, 17:55
Një zjarr ka perfshirë rrjetin elektrik në katin e dytë të një pallati ne lagjen “Beslidhja” të qytetit të Lezhës. Zjarri ka shkaktuar panik tek banorët e këtij pallati, të clët kanë njoftuar zjarrfikësit dhe forcat e policisë.Keta të fundit kanë nderhyrë menjëherë, duke evakuar të gjithë banorët dhë ne një hark kohor prej 30 minutash kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të te flakëve. Nga të dhënat e para mesohet se shkak për këtë ngjarje janë bërë lidhjet e paligjshme në rrjet, duke provokuar zjarrin.Banoret shprehen se per kete situate janë njoftuar edhe drejtuesit e CEZ-it, të cilët nuk kane marre asnje masë për të ndërhyrë.Dëmet e shkaktuara kapin një vlerë të konsiderueshme, pasi ka dalë jashtë përdorimi i gjithe rrjeti elektrik.