Tepelenë, reagojnë blegtorët: Po na bllokojnë shitjen, futen produkte maqedonase
Mosgrumbullimi i qumështit nga baxhot dhe ulja e çmimit të blerjes së këtij produkti nga 100 në 70 lekë prej këtyre të fundit, ka nxjerrë në protestë me dhjetëra blegtorë të rrethit të Tepelenës. Ata shprehen të shqetësuar për krizën e sektorit të shitjes, çka bën që produkti i tyre të shkojë dëm, duke fajësuar shtetin për mungesën e politikave favorizuese për prodhuesit e qumështit.Ata thonë se ka nga ata përpunues që kërkojnë ta marrin qumështin edhe me 40 apo 50 lekë, duke demoralizuar shumë prej blegtorëve që kanë vetëm mundësi prodhimi dhe jo përpunimi të produktit të tyre, që tashme po vlerësohet më pak se çmimi i nje bidoni uje.Në mënyrë demonstrative ata kanë derdhur në rrugë dhjetëra litra qumësht.Gjatë protestës së organizuar, blegtorët kanë kërkuar prej qeverise marrjen e masave, ndërkohë që denoncojnë tregëtimin e produkteve të huaja si djathi maqedonas i prodhuar me qumesht pluhur, apo prodhues vendas që nuk mund të justifikojnë lëndën e parë përpunuese.Tepelena është një nga zonat më të njohura në Shqipëri për sasinë dhe cilësinë e prodhimit të qumështit, ku mbizotëron qumështi i të imtave, ndërkohë që nga 7 baxho që përpunojnë qumështin në këtë rreth asnjëra prej tyre nuk është hapur ende, e si per pasoje një sasi e madhe e prodhimit të qumështit po shkon dëm.