Mbështetja dhe përkrahja sociale, prezantohet projekti mbi punësimin e komunitetit rom

Mbështetje për përfshirjen sociale të komuniteteve rom dhe egjiptianë. Kështu është cilësuar projekti me 100 ide inovative për vetëpunësimin, si një alternativë për fuqizimin e të rinjve të këtyre grupeve të marxhinalizuara.Ky projekt i organizuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga UNDP, në partneritet me Ministrinë e Mirëqënies Sociale e Rinisë, u prezantua në Berat, si një nga tre qarqet e zgjedhura në vend për tu zbatuar.Enkeleda Hajrullahu, koordinatore për Beratin u shpreh se ajo çfarë synohet nëpërmjet këtij projekti, është inkurajimi për vetëpunësimin ndër të rinjtë romë e egjiptianë, për ti krijuar kësaj kategorie iniciativa të reja në përputhje me tregun e punës dhe nevojave.