Vetëvritet Ambasadori i Serbisë në NATO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2012, 11:27
Vetëvritet Ambasadori i Serbisë në NATO, Branislav Milinkoviç.Ngjarja e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në aeroportin e Brukselit ku diplomati serb është hedhur nga parkungu para syve të ndihmësit të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Zoran Vujiç.Ndërkohë ende nuk dihen arsyet të cilat e çuan diplomatin serb që të ndërmarrë këtë akt.Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, nëpërmjet një deklarate ka njoftuar për vdekjen e Milinkoviç por nuk ka dhënë detaje për ngjarjen.Në deklaratë thuhet vetëm se 52 vjeçari ka humbur jetën tragjikisht.Branislav Milinkoviç ka shërbyer si ambasador i Serbisë në Vjenë dhe në Bruksel.