Kosovë, Jacobson: Dialogu është e vetmja rrugë përpara

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën, duke i përfshirë proceset e rëndësishme në të cilat kalon vendi, posaçërisht atë të dialogut me Serbinë.Kështu ka deklaruar ambasadorja e SHBA-së në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, e cila në intervistën ekskluzive për “Kohën Ditore” thekson në shumë fusha kërkohet më shumë punë.Në intervistë, Ambasadorja Jacobson thotë se dialogu me Serbinë është e vetmja rrugë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, që është një parakusht për rrugën e integrimit evropian, ndërsa insiston se bisedimet me Beogradin nuk kanë të bëjnë me statusin e Kosovës, apo integritetin e saj territorial.Ajo shton edhe se situata e ndërlikuar në veri të Kosovës mund të zgjidhet përmes dispozitave tashmë ekzistuese në Kushtetutën e Kosovës, edhe pse e pranon se ka disa elemente të reja që duhet marrë parasysh.Në intervistë, ambasadorja jep komentet dhe vlerësimet e saj edhe për zhvillimet e tjera në vend, duke i përfshirë mangësitë në sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik, procesin e reformave zgjedhore dhe kushtetuese, por edhe çështjet e ndjeshme siç që është përgjimi i bisedave të zyrtarëve të lartë të PDK-së dhe burgosja e deputetit dhe nënkryetarit të PDK-së, Fatmir Limaj.