Fier, unaza e qytetit po shkatërrohet nga erozioni dhe mosndërhyrja

Unaza lindore e qytetit Fier, e cila sherben edhe si aks kombetar per automjetet qe kalojne nga Shqiperia e mesme drejt asaj te jugut, po shkaterrohet. Shkak eshte mosmirembajtja e saj, por edhe erozioni i shkaktuar nga ujerat, te cilat mbeten ne shtrat te rruges.Aksi disa km po mbushet me gropa, ndersa shqetesimin e ndjejne drejtuesit e mjeteve. Keta te fundit pohojne se nese nuk nderhyhet, atehere edhe kjo rruge do te kthehet ne shqetesimin kryesor per mijera automjete qe udhetojne çdo dite drejt Vlores apo Gjirokastres.Perfaqesues te nderrmarrjes komunale Fier, jashte kamere pohojne se aksi eshte pjese e inventarit te rrugeve qe varen nga Autoriteti Kombetar i Rrugeve me seli ne Gjirokaster. Sipas tyre rruga ka me shume se tete vjet qe eshte ndertuar dhe nuk ka pare ende asnje riparim te saj.