Korçë, e përplas automjeti, plagoset drejtuesi i biçikletës

Një person ka mbetur i plagosur në një aksident rrugor të regjistruar në orët e pasdites së sotme. Ngjarja ka ndodhur te Parku Rinia në Korçë, ku një mjet tip 'Audi' me targa AA 163 ES ka përplasur një person i cili udhëtonte me biçikletë.Për pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa është trasnportuar me urgjencë në drejtim të spitalit për marrjen e ndihmës mjjekësore. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.