Abuzime financiare, MPJ kallzim penal për ish-Konsullen në Milano, Nausika Spahia
Ministria e Jashtme kallzim penal për ish-Konsullen në Milano, Nausika Spahia, për abuzime financiare.Në padinë e ngritur nga Ministria e Jashtme, zonja Spahia akuzohet për përfitime të paligjshme në kurriz të emigrantëve, ku sipas MPJ-së emigrantët paguanin një shërbim të paligjshëm telefonik.Mbi ish-Konsullen Spahia tashmë rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe shkelje e barazisë në tendera, ndërsa mësohet se pjesë e këtij hetimi është edhe Gjon Çoba, vellai i ish-kryparlamentares Jozefina Topalli.Nausika Spahia ishte në top6 listën e konsujve të përgjithshëm të Shqipërisë në katër shtete, të cilët me propozim të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, me 29 shtator 2013 u liruan nga detyra nga kryeministri shqiptar Edi Rama.Sipas ligjit “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, i miratuar në vitin 2003, konsulli i përgjithshëm emërohet dhe lirohet nga detyra prej Kryeministrit me propozim të ministrit të Jashtëm.