Mjekët: Unifikim i protokollit mjekësor, të njëjtat proçedura mjekësore në Tiranë e rrethe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2014, 16:19
Nëse në Tiranë për një sëmundje ndiqet një protokoll mjekimi, i njëjti protokoll do të ndiqet në çdo spital të vendit. Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, mjekët thanë se është momenti të bëhet unifikimi i protokolleve mjekësore.Mjekët e maternitetit “Mbreteresha Geraldinë”, nëpërmjet telemjekësisë ka realizuar telekonferencën në spitalet rajonale. Telemjekësia i ndihmon bluzat e bardha të bëhen konsultime në distancë për patologji e diganoza të ndryshme.