Kumbaro në Francë: Shqipëria rol në krijimin e një hapësirë frankofone në rajon

Në kuadër të vizitës zyrtare në Francë, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro është pritur në një takim nga Ministrja e Frankofonisë, Yamina Benguigui, ku u diskutuan probleme të vlerave kulturore të përbashkëta dhe u theksua se "Shqipëria ëshë një vend frankofon, i cili mund të luajë një rol të rëndësishëm në rajon, duke ndihmuar në krijimin e një hapësirë frankofone për rajonin".Ministrja Benguigui shprehu gatishmërinë e saj për të diskutuar me të gjithë personalitet e larta të vendit për një stinë të përbashkët kulturore me Shqipërinë. Në vazhdim të kërkesës që kryeminstri Edi Rama që i ka drejtuar presidentit francez Francois Hollande për të zhvilluar një stinë kulturore të përbashkët franko-shqiptare në vitin 2016-2017, Ministrja Kumbaro theksoi faktin se " kultura shqiptare mundëson prezantimin e thelbit europian të Shqipërië duke folur në gjuhën e artit e të kulturës."“Aksione kulturore të ndërthurura janë një mundësi për ekspozita të mëdha rreth trashëgimisë në muzetë kombëtare, të financuara nga të dy vendet, aktivitete rreth librave, filmave, produksione vetë veçanta në fushën e artit, turne të alternuara me artistëve të dy vendeve. Ky projekt është strategjik për Shqipërinë pasi ka për qëllim dhënien e një imazhi të ri të vendit, për të rritur lidhjet mes dy kulturave, të bëjë të njohura pasuritë kulturore dhe artistike shqiptare, me rëndësi të medha ekonomike, veçanërisht në drejtim të tërheqjes së turistëve”tha ajo.Ministrja Kumbaro Furxhi ishte e ftuar edhe në TV5 MONDE, në programin "L,Invitè"të gazetarit të mirënjohur Patrick Simonin.Ministrja Kumbaro u shpreh e vendosur në garancinë për integrim që i jep Shqipërisë njohja dhe përhapja e kulturës."Unë besoj fort se as politika, as ekonomia, nuk munden të bëjnë atë që mundet ta arrijë kultura"- u shpreh Ministrja Kumbaro, e cila garantoi gjithashtu se Shqipëria është duke punuar fort për të vazhduar procesin e integrimit evropian, një aksion me objektiva të qarta dhe konkrete."Kultura është një zë i rëndësishëm për integrimin tonë evropian dhe ndihmon që Europa të na njohë më thellë dhe më nga afër".Në këtë intervistë të rëndësishme në kanalin më të rëndësishëm francez, i cili transmeton në Evropë, Amerikë Latine, Afrikë, USA, Ministrja Kumbaro theksoi se "ajo që mbetet e rëndësishme në këtë moment është tejkalimi i klisheve, dhe ndërtimi i urave të komunikimit nga të cilat përfitojnë të dy palët."