“Strehëzat e narkomanëve” banorët: Policia të monitorojë ambjentet publike
Këto ambjente nuk janë godina të braktisura, por katet e para të pallateve në Lezhë. Janë projektuar per ambjente sherbimi, por në mungesë tregu këto ambjente kanë marrë funksion tjeter.Shërbejne si vende depozitimi per mbetjet, konsiderohen të përshtatshëm per përdoruesit e drogës e shpesh përdoren si banjo publike, ndërsa per banorët e katëve të sipërme ky përbën një shqetësim serioz.Mungesa e shitjeve për ndërtuesit ka krijuar këtë situate, nderkohe qe askush nuk mendon për të ndryshuar këtë gjendje.Kerkesat e banorëve në Bashki dhe policinë e Lezhës nuk ka gjetur asnje here zgjidhje, ndersa frika është prezente sidomos gjate oreve te mbremjes ku persona te ndryshem nen efektin e lendeve narkotike po kthehen tmerri i banoreve.Ndërsa shqetesimi i banorëve të këtyre pallatëve sa vjen dhe rritet, shmangia e lëvizjes naten dhe të pashoqeruar mbetët ajo çfare ata mund te ndermarrin për të minimizuar incidentet.