Abuzohet seksualisht 17-vjeçarja tetraplegjike, 4 muajshe shtatzënë

Një ngjarje e rëndë  është regjistruar në qarkun Fier ku një tetraplegjike nga fshati Lapulec i rrethit Mallakastër, ka ngelur shtatzënë pas abuzimeve që janë bërë ndaj saj. Fakti është bërë i ditur nga  drejtues të spitalit Fier. 17-vjecarja me iniciale A.Z. me aftësi të kufizuara mendore të shkallës më të rëndë, është sjellë në spitalin  e Fierit për vizitë mjekësore nga nëna e saj.Pas vizitave dhe konsultimeve të mjekëve vajza është dërguar në maternitetin e Fierit dhe pas kontrolleve të mjekëve specialistë në këtë maternitet ka rezultuar katër muajshe shtatëzënë.Drejtuesit e Spitalit të Fierit kanë deklaruar se do të kryehet një ndëhyrje kirurgjikale për të ndalur shtatzaninë, pasi sipas mjekut specialist Robert Luto zhvillimi i shtatzanisë në trupin e tetrapelgjikes do të ishte i pamundur dhe fatal për shëndetin e 17-vjeçares.Menjëherë pas konstatimit të këtij fakti, mjekët kanë vënë në dijeni policinë, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e identitetit të personit që ka kryer aktin seksual me vajzën, e cila nuk është në gjendje të veprojë e të flasë.Dosja tashmë ndodhet ne organin e akuzës në Prokurorinë e rrethit Fier.  17-vjeçarja jeton me nënën dhe vëllanë e saj 15 vjeçar, në fshatin Lapulec Mallakaster ndërkohë që  babai i saj dhe  njëri prej vëllezërve prej kohësh punojnë në Greqi.