Itali, Amanda Knox shpallet sërish fajtore
Një gjykatë apeli në Itali ka shpallur sërish fajtorë ish-studenten e programeve exchange, Amanda Knox, dhe ish-të dashurin e saj, Raffaele Sollecito, për vrasje.Prokurorët thanë se çifti kishte vrarë Meredith Kercher në Nëntorin e vitit 2007. Ata u dënuan 2 vjet më vonë me akuzën e vrasjes, por dënimi i tyre u përmbys në apel në vitin 2011.Gjykata vendosi që Knox, e cila është dënuar edhe për shpifje, të dënohet me 28 vjet burgim. Ndërkohë që Sollecito është ndëshkuar me 25 vjet burg.Knox, një shtetase amerikane, tha se ndëshkimi i saj nuk do të japë asnjë ngushëllim për familjen e Kercher."Jam e frikësuar dhe e dëshpëruar për këtë verdikt të padrejtë",tha ajo në një deklaratë.Knox i quajti procedurat ligjore një parodi.Megjithatë Knox, e cila jeton në Seattle të Uashingtonit, nuk pritet të rikthehet në Itali për të shërbyer pjesën e mbetur të dënimit me burgim, për shkak se ligjet amerikane diktojnë se një person nuk mund të gjykohet dy herë për të njëjtën akuzë.Meredith Kercher, 21 vjeç nga Britania e Madhe, u gjet vdekur në shtëpinë që ndante së bashku me Knox.