Arratisja, shtyhet gjyqi për 21 gardinanët e burgut të Drenovës
Nën masa të rrepta sigurie,është zhvilluar seanca gjyqësore në ngarkim të 21 gradianëve të burgut të Drenovës, ndërkohë që në sallën e gjyqit ndodheshin me dhjetra familjarë të tyre. Gardianët e burgut të Drenoves akuzohen për shpërdorim detyre, çka solli edhe arratisjen e Admir Tafilit së bashku me 6 të burgosur të tjerë të cilët ishin të dënuar për krime të rënda.Seanca e sotme drejtohej nga vete kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë, Admir Belishta ndërsa çështja po ndiqet nga 3 prokurorë. Por në këtë seancë mungonin avokatët mbrojtes per 8 nga gardianet e akuzuar, çka solli edhe shtyrjen e saj per ne daten 6 shkurt, me qellim qe te njoftohen avokatet mbrojtes.Ne gjykim nuk jane vetem 21 gardiane te akuzuar, por edhe 9 te tjere, te cilet jane nen hetim nga ana e Prokurorise per ngjarjen pasuese po ne kete burg, pasi ne qelite e paraburgimit u gjeten 4 flete sharrash, ndersa dy te burgosurve te tjere iu gjeten dy telefeona celularë. Sharrat u gjeten pikerisht ne dhomen e 4 bashkepunetoreve te arratisjes të bujshme.Ngjarjet e ndodhura njera pas tjetres ne burgun e Drenovës shkaktuan jo pak alarm neper institucionet e larta te cilat kohet e fundit kane shtuar edhe me teper masat e sigurise ne kete burg ndërsa kontrollet qe kryhen neper dhomat e të dënuarve nga ana e drejtorise per gjetje sendesh te palejuesshme jane 10 fishuar. Aktualisht nga 21 gardiane ne gjykate sot jane paraqitur vetem 19 pasi dy operatoret femra janë me arrest shtëpie.