Rama “shkrin” SHISH-in e Visho Ajazit: Do të reformojmë shërbimin sekret
Mes debateve të shumta me akuza dhe kundërakuza mes opozitës dhe Ministrave të kabinetit qeveritar për “tritolin”që shoqëruan seancën e gjatë plenare, Kryeministri Edi Rama ka marrë në mbrojtje dhe një herë qeverine e tij. Ndërsa foli në përfundim të punimeve parlamentare, Rama akuzoi opozitën se po bën politikë me krimin. Duke u kujtuar se mori në dorë një shtet të rrënuar nga e djathta, Rama tha se qeveria e tij mbetet e vendosur për të vijuar luftën e saj me krimin.“Është diçka tjetër që në fakt e vajtoni me të vërtetë thellë po se thoni dot, humbjen e pushtetit tuaj të korruptuar deri në palcë, humbjen e kontrollit tuaj të dhunshmë mbi librat e llogarive të shtetit dhe të çdo kompanive private, humbjen e fuqisë policore që ju e bëtë njësh me forcën e krimit, nuk mund ta keni idenë sesa açik e tregoni vuiajtjen për këtë humbje kur flisni për serverine tatimeve kur ne, jo ju e audituam dhe çuam për hetim në Prokurori, mandje duke kërkuar që Prokuroria të angazhojë edhe ekspertizë ndërkombëtare për të zbardhur gjithçka brenda, ai han elektronik pa dyer dhe pa dritare.Le pastaj sesi ju duket në fytyrë dhe u ndjehet në çdo fjali vuajtja dhe sikleti kur luftoni fletërrufenë e ditës për policinë e shtetit. Aq keq e luani pjesën e të përvuajturit për mëmëdhenë sa duket sikur tërë natën e kaloni natën duke pritur plagë diku tritoli dhe të dilni me vrap të akuzoni jo krimin, po policinë. Që ju se keni me krimin, po policinë, këtë luftën tuaj të dëshpëruar këtë e tregon mirë dhe fakti se ju si bëni kurrë thirrje policisë për të zbardhë ngjarjet, por nxitoni ti kërkoni Ministrit të Brendshëm dorëheqjen. Madje as sot pas aksionit spektakolar të policisë , që zbuloi një pjesë të konsiderueshme të botës së zezë të tritolit, mozalla se heshtët se për të thënë ndonjë fjalë inkurajuese për policinë nuk pritet nga ju. Por prapë sulm, a thua se u trembët se mos trembën trimat e asaj botës së tritolit, është zgjedhja juaj mbase nuk keni zgjedhje tjetër me tërë ato gjynahe të pushtetit tuaj që ua lënë pa gjumë plakun dhe ua katranos dhe juve gjuhën . Por kot e keni, shtetin që ju rrënuat ne do vazhdojmë ta rindërtojmë” tha ai.Ky është ende fillimi i funksionimit të policisë së shtetit, u shpreh Kryeministri, duke shtuar se qeveria e tij do të jetë e kënaqur me rezultatet vetëm atëherë kur shifrat e krimit në vend të jenë në nivelet e vendeve të BE, ku dhe aderojmë të shkojmë.“Janë kapur 15 përqind më shumë kriminelë brenda vendit dhe 110 përqind më shumë nga të kërkuarit ndërkombëtarisht. Janë kapur 35 përqind më shumë në fushën e drogës, 59 përqind më shumë autorë trafiqesh dhe mbi 70 përqind më shumë për korrupsion. Ne kemi trashëguar policinë me moshëm më të lartë në Evropë dhe me nivelin më të ulët arsimor, ndaj e kemi të vështirë.Sot ndjehet se keni përkeqësim të ndjeshëm sidomos në fytyrë. Aktet terrorizuese të goditjes me tritol janë për të kuptuar se reagimi i shtetit duhet të jetë shumë më kompleks se thjesht reagimi i policisë së shtetit. Siç thotë kryebashkiaku i Nju Jorkut, R. Xhuliani, ka të bëjë me kohën që i duhet rendit ligjor të organizohet siç është i organizuar krimi. Së shpejti në Kuvend do të shqyrtojmë reformën ligjore për rendin publik dhe do të ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit”, vijoi Kryeministri.Shefi i qeverisë theksoi nevojën e një reforme tërësore, ligjore dhe organizative, në Shërbimin Informativ Shtetëror, në mënyrë që të përmbushen nevojat për tu përballur me sfidat e kohës.Meta: Opozita të jetë më e përgjegjshme dhe më realiste, bashkëpunim për reformën territorialeDuke shfrytëzuar pjesmarrjen e të gjitha palëve politike në sallë, foltores së Kuvendit i është drejtuar edhe kryeparlamentari Ilir Meta, i cili u bëri thirrje të bashkëpunojnë për reformën territoriale.
“Është koha për të bërë disa reforma. Është koha për një reformë territoriale që të gjithë qeveritë e kanë pasur përparësi por nuk është bërë. Kjo mazhorancë i ka votat por prej dy javësh është duke kërkuar konsensuin tuaj, si opozitë se nuk duam që ta bëjmë me votat tona. Është koha për të reflektuar dhe bashkëpunuar. Kemi dëgjuar shumë fjalime këtu që nga kjo qeveri nuk morëm statusin në dhjetor. Nuk është koha që duke dëmtuar vendin, dëmtojmë Edi Ramën dhe Ilir Metë. Nga përvoja ime kam mësuar se nervozizmi është këshilltari më i gabuar në politikë e për këtë merreni me qetësi. I them atij kryetarit të partisë që është në seli, që dhe ju zoti Berisha mund të jeni edhe bashkëkryetar i komisionit pasi ne kemi një ish-kryeministër të nderuar si Bashkim Fino dhe reforma do të shkonte deri në fund”, tha Meta.Meta gjithashtu i kërkoi opozitës të mbështesë policinë dhe Ministrin e Brendshëm në luftën kundër krimit.“Na vjen keq që kolegu në fjalë nuk e di që gjatë kësaj periudhe sipas INSTAT-it ekonomia jonë ra me 2 % koleg i imi ishte Sali Berisha dhe disa prej kolegëve ishin ministra.Dëgjova deputetët duke akuzuar se kushtet në shkolla janë skandaloze. Kur u bënë skandaloze këto kushte brenda 4 muajve, e u prishën kushtet e mrekullueshme të 8 viteve. Po u gjet arka bosh dhe u mor një borxh. Është e vërtetë se deficiti buxhetor dhe borxhi janë legalizuar nga qeveria e re, pasi ajo njohur borxhet e papaguara nga qeveria e kaluar që janë ende një litar në fytin e kësaj qeverie. Dëgjuam për lëvizjet në administratë. Çdo rast që nuk respekton ligjin, duhet që të dënohet drejtuesi i institucionit. Por kolegu nga Elbasani duhet të pranonte genocidin që ka bërë ai në qarkun e tij. Vetëm për tritolin e Milotit nuk keni treguar asnjë shqetësim, që kërkonte të linte Shqipërinë pa energji elektrike. Duhet autokritikë që të jemi më të besueshëm, edhe ai kanabisi që kapet sot, dihet shumë mirë që është mbjellë dje. Policia dhe ministri i Brendshëm kanë nevojë për mbështetjen tonë ndaj krimit. Nga tritoli kërcënohen njëlloj të gjithë”-, deklaroi kreu i Kuvendit.Berisha-Metes: Ftesa e pa sinqertë, kërkoni konsensus për një parafabrikat të zgjedhjevePas ftesës së Metës për bashkëpunim për reformën territoriale, i menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e konsideroi ftesën e tij të pasinqertë.
“Zoti bashkëkryetar ftesa juaj është e pasinqertë. Kërkoni konsensus për një parafabrikat të zgjedhjeve të ardhshme.Konsensusi rivendoset vetëm pasi të bëhen korrigjimet e domosdoshme, sepse vendi nuk mund të mbetet peng i këtyre veprimeve të papërgjegjshme” tha ai.