Basha me biznesin: Të rishikohet paketa fiskale. Kompanitë duan garanci për reformën e territorit

Biznesi dhe ekspertet e ekonomise i kane kerkuar Partise Demokratike te behet pjese e e reformes administrative-territoriale, si garanci per mbarevjatjen, ligjshmerine dhe qendrueshmerine e saj. Ne te njejtin mendim ishte dhe kryetari i Partise Dmeokratike, Lulzim Basha, por ai deklaroi se rivendosja e konsensuit eshte nje parim thelbesor, pa te cilin kjo reforme nuk ka garanci."Për fat të keq të dhënat e fundit që vijnë nga Banka e Shqipërisë dhe nga ndërkombëtarët madje edhe nga vete INSTAT i vendosur nga një kontroll politik i paligjshëm tregojnë një përkeqësim të situatës ekonomike në tërësi. Pasojat e paketës fiskale që sapo ka nisur. Nuk është kurrë vonë për të reflektuar dhe nuk është kurrë vonë që opozita ta njohë refleksionin. Ne mund të mos biem dakort as me morfologjinë, as me sintaksën, as me inteligjencën e ministrit të financave, e lëmë me veprimet e tij, po n.q.se e ka njohur përgjegjësinë vetes se nuk u konsultua me investitorët e huaj, n.q.se e njeh këtë si një përgjegjësi politike le ta marrë bravo të qoftë. Është e vërtetë që një nga kostot që ne paguajmë sot është mungesa e transperencës, mungesa e konsultimit, kalimi i paketës fiskale në errësirë të plotë, pavarësisht të përpjekjes sonë për ta bërë transparente.  Por refleksioni është hipokrit nëse pas kësaj nuk ka veprim. Sikundër propozimet janë hipokrite nëse shuhen siç ishte rasti I propozimit për fasonët nënë rrezatimin e mazhorancës. Opozita është e gatshme për kompromis. Opozita është e gatshme për konsensus sa herë që kompromisi dhe konsensusi avancojnë axhendën në interesat e qytetarëve në tërësi, publikut dhe biznesit. Ne jemi një opozitë moderne europiane, bashkëpunuese, propozuese dhe e kompromisit sa herë që është në shërbim të interesit publik" tha Basha.Basha theksoi më tej se një problem i madh mbetet edhe borxhi që sipas tij sa vjen dhe akumulohet.“Hyrja në fuqi e paketës së re fiskale natyrisht  që është një barrë shtesë për biznesin në tërësi. Rritja me 50 përqind e tatimit mbi fitimin nga njëra anë dhe mungesa e çdo stimuli zhvillimi nga ana tjetër është ndiher nga ju nga ata që përfaqësoni dhe nga ekonomia në tërësi. 400 milionë dollarë mori qeveria borxh me aktin normativ të vitit të kaluar dhe tha se do paguaj borxhin e biznesit. Pagoi vetëm 30 milionë dollarë apo 7.5 përqind të kësaj shume. Problemi është që jo vetëm nuk janë larë borxhet por u morën 400 milionë dollarë borxh 3 muaj më parë, por borxhet vazhdojnë të akumulohen” tha Basha.Sipas Bashës, konsumi ka rënie dhe në këtë rënie evidente pjesën e vet po e ben dhe paketa fiskale, taksa e karburantit që po shtrin efektin e saj me efekte shkatërruese.Më pas Basha u ndal dhe tek fshirja e të dhënave në serverin e tatimeve që sipas tij përbën skandalin korruptiv më të madh të tipit mafioz.“Megaskandali i vjedhjes së të dhënave të serverit të tatimeve, korrupsion i tipit mafioz. Të gjithë këto të dhëna të mbrojtura me ligj janë në duar të krimit, të shantazhuesve dhe në duar të klientelës. Nuk do të reshtim derisa përgjegjësit të vihen para përgjegjësisë, por djalli ka dalë nga shishja. Ky akt kriminal me përmasa të padëgjuara, do të ketë efekte mbi sigurinë fizike të sipërmarrësve dhe konkurrencën e lirë dhe në natyrën normale është detyra jonë të bëjmë çfarë është e mundur dhe të gjejmë rrugët se çfarë duhet të bëjmë së bashku për ti bërë fre këtij fenomeni kaq të rrezikshëm, si një shtet kryekëput mafioz” tha Basha.Basha: Jo rritje të çmimit të biletaveKryebashkiaku Basha ka deklaruar sërish se Bashkia e Tiranës nuk  do të pranojë rritjen e çmimit të biletës së transportit urban.“Qëndrimi ynë tashmë është marrë. Letra jonë i është dërguar qeverisë. Qëndrimi ynë është që në kushtet aktuale nuk do të pranohet nga Bashkia e Tiranës  rritja e çmimit të biletës së transportit urban. Ekzistojnë hapësirat  nëse ka vullnet që nëpërmjet lehtësimit të barrës tatimore dhe të akcisave mbi operatorët e transportit urban të rivendoset në një ekulibër normal në raportet mes aktivitetit komercial  dhe ofrimit me cilësi të shërbimit në qytetin e Tiranës. Tashmë i takon qeverisë  që të paktën këtë pjesë të premtimit elektoral ta vërë në jetë duke lehtësuar operatorët e transportit publik nga barrat e vjetra dhe të shtuara të taksave, të akcizës dhe të tatimit të shtuar me anë të paketës së re fiskale” tha Basha.