Masa për "grupin e Tritolit", Mitro: S`kam lidhje me akuzat, i kam miq

I bindur se nga Gjykata e Krimeve të Rënda do të dilte vetëm me masën e arrestit me burg, Marion Mitro ka mohuar akuzat duke u deklaruar si mik me njerëzit që kanë qënë shënjestrat e tritolit siç edhe akuzohet nga policia.Seanca për masën e sigurisë ka qënë e mbyllur dhe nën masa të rrepta sigurie ku i arrestuari me bujë në Rinas ka mbrojtur veten. Deklaratat e tij në sallë janë sjellë në mikrofonat e medias nga avokati që gjykata i ka caktuar kryesisht.Avokati mbrojtës i Marjon Mitros është shprehur se klienti i tij nuk ka lidhje me akuzat e ngritura për vendosje tritoli.Të njëjtën masë ka marrë edhe shtetasi N.GJ tashmë me statusin bashkëpunëtor i drejtësisë shqiptare. Ndërsa verifikimi për masën e vrasësit me pagesë Julian Sinanaj është marrë ditën e mërkurë po në këtë gjykatë nën kushte të larta sigurie.