Në gjendje të dehur i vë zjarrin banesës, humb jetën 47-vjeçari në Lushnjes

Një person ka mbetur i vdekur mbrëmjen e sotme nga zjarri në banesën e tij. Ngjarja është regjistruar në Çermë Sektor të Lushnjës, ku Edmond Gjoni 47-vjeç, baba i dy fëmijeve, është kthyer në shtëpi në gjendje të dehur dhe ka djegur banesën.Flakët e kanë përfshirë menjëherë banesën, duke e pamundësuar daljen jashtë të tij, favorizuar kjo dhe nga pavetëdija nga pija.Në momentin e ngjarjes, Gjoni ishte i vetëm në banesë, ndërsa zjarrëfikësit dhe policia të mbërritur në vendngjarje kanë bërë të mundur nxjerrjen e tij nga banesa dhe e kanë nisur drejt spitalit të Lushnjës.Por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 47-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë në spital.Nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.