Krimet e Rënda rrëzojnë ankimimin e Arben Frrokut, zgjasin afatin e hetimit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar ankimimin e Arben Frrokut duke zgjatur afatin e hetimeve për të akuzuarin për vrasjen e ish-komisarit Dritan Lamaj.Në seancën e sotme gjyqësore, trupi gjykues pranoi kërkesën e Prokurorisë e cila kërkoi zgjatjen me një muaj të hetimeve ndaj Frrokut duke e lënë edhe për një muaj tjetër në arrest me burg.Ndërkohë avokati mbrojtës i Frrokut, ka theksuar se klienti im po mbahet padrejtësisht në burg.Ndërsa vëllai i të akuzuarit, Mark Frroku ka theksuar se nuk ka dëshmitarë, që të vërtetojnë, që vrasjen e Dritan Lamajt e ka kryer vëllai i tij.Arben Frroku, vëllai i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Mark Frroku është i dyshuari kryesor i akuzës për atentatin e 24 shkurtit ku Dritan Lamaj u vra përpara banesës së tij.Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim të datës 26.02.2013, ka caktuar ndaj Frrokut, masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”.Gjatë kësaj periudhe kohe ai ka qëndruar në qelitë e burgjeve greke dhe vetëm para disa muajsh, bazuar në një kërkesë të interpolit shqiptarë është bërë i mundur ekstradimi i tij nga Greqia.