Ukrainë, rikthehet aktivisti i cili u rrëmbye dhe u torturua
Një aktivist udhëheqës i opozitës ukrainase që u zhduk për tetë ditë thotë se ishte rrëmbyer dhe torturuar përpara se të lihej për të vdekur në të ftohtë.Dmytro Bulatov, i cili mori pjesë në organizimin e protestave për opozitën, është duke u trajtuar në spital pasi u gjet në periferi të kryeqytetit Kiev. Një pjesë e veshit të Bulatov u gjet i prerë."Më kanë kryqëzuar, gozhduar. Më kanë prerë veshët dhe fytyrën. Kam plagë në të gjithë trupin. Por falë zotit jam gjallë" ka theksuar ai.Të paktën dy aktivistë të tjerë janë rrëmbyer kur protesta në rrugë u shkallëzua në dhunë këtë muaj. Demonstruesit akuzojnë forcat e sigurisë se janë prapa një rrëmbimi.Por presidenti Viktor Janukoviç ka akuzuar opozitën se kërkon të ndezë situatën. Janukovoc është zhdukur nga skena politike me justifikimin që është i sëmurë. Por ka nga ata që mendojnë se kjo është vetëm një lëvizje taktike.Ai mendon pas aprovimit të ligjit të amnistisë për të gjithë manifestuesit, dhe dorëheqjes së kryeministrit Azarov, mendon se janë bërë hapat e duhur për të ulur tensionet dhe që tashmë radhën për hapin e radhës e ka opozita.