40% e infermierëve nuk kanë përfunduar studimet e larta

40 % e infermierëve që punojnë nuk kanë përfunduar studimet e larta. 60 % e tyre rezultojnë të diplomuar vetëm në arsimin e mesëm ose me kurse të tjera profesionale. Situata nuk është aspak normale dhe autoritetet e ministrisë së shëndetësisë kërkojnë marrjen e masave.Kreu i urdhërit të infermierit gjithashtu paraqitit një sërë problemesh të cilat nuk lidhen vetëm me individë por me sistemin. Përveç arsimit, infermierët nuk respektojnë as etikën dhe rëndom kthehen në sekretarë të mjekëve, sidomos në zonat rurale.Kreu i urdhërit të infermierit Sabri Skënderi tha se një panoramë e tillë nuk është shqetësim vetëm në shërbimin parësor por dhe në spitalet më të mëdha, duke përfshirë edhe QSUT-në.