Tiranë, shpërthen automjeti në parkim, dyshohet për lëndë plasëse

Vetëm pak orë pas megaoperacionit të policisë së shtetit, e cila shkatërroi grupin kriminal të tritolit, një tjetër automjet ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ngjarja është regjistruar në rrugën e Kavajës, ku një automjet tip “Fiat Punto” me targa AA 501 IC ka shpërthyer ndërsa ishte në parkim.Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar, ndërsa forca të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes. Nga hetimet paraprake dyshohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e vendosjes së një sasie ekspozivi.