Qeveria miraton kuadrin makroekonomik e fiskal për periudhën 2015-2017
Qeveria miraton kuadrin makroekonomik e fiskal për periudhën 2015-2017. Në mbledhjen e radhës të mbajtur nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, Këshilli i Ministrave miratoi kuadrin makroekonomik e fiskal për periudhën 2015 - 2017, sipas lidhjes nr.1, “Treguesit kryesorë makroekonomikë”, dhe lidhjeve nr.2/1 e nr. 2/2, “Treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar”, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij, për zbatimin e të cilit ngarkohet Minsitria e Financave.Po kështu kabineti qeveritar me propozimin e Ministrit të Financave miratoi programin ekonomik e fiskal të Shqipërisë për periudhën 2014 - 2016, vendim ky që hyn në fuqi menjëherë.Në mbledhjen e sotme KM vendosi përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme në njësitë e qeverisjes qendrore, për vitin 2014. Sipas vendimit numri i punonjësve me kontratë të përkohshme në njësitë e qeverisjes qendrore, për vitin 2014, është 541 veta, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.2. Përjashtimisht, për punonjësit e përkohshëm për Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale dhe për 4 (katër) punonjësit e Drejtorisë së Dëmshpërblimit të Ish-të Përndjekurve Politikë në Ministrinë e Financave, nuk zbatohet pika 3, e vendimit nr.1703, datë 24.12.2008, “Për vendosjen e standardeve të shërbimeve dhe aktiviteteve sezonale/të përkohshme për ministritë dhe institucionet buxhetore”.3. Përjashtimisht, për qendrat e transferimit të teknologjisë në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, për shkak të veçorisë së punës, pagesa e punonjësve të kontraktuar përllogaritet sipas volumit të punës së kryer dhe paguhet sipas preventivit përkatës.4. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përballohen nga shpenzimet korente të miratuara në buxhetin përkatës të njësive të qeverisjes qendrore për vitin 2014. Përjashtimisht, për ALUIZNIN, QTTB-të, për punonjësit e SHISH-it (Shtëpitë e pushimit) dhe të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar efektet financiare përballohen vetëm nga të ardhurat e vetë institucionit. Efektet financiare për pozicionet e kontraktuara për periudhën kohore vjetore fillojnë më 1 janar 2014.5. Ngarkohet Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të depozitojë një kopje të kontratës së lidhur për punonjësit që ushtrojnë profesionin “mjek” në institucionet e përcaktuara në lidhjen nr.1, pranë këtyre institucioneve si dhe në Ministrinë e Shëndetësisë.6. Ngarkohen ministritë dhe institucionet buxhetore të përmendura sipas lidhjes nr.1, bashkëlidhur, të depozitojnë pranë Ministrisë së Financave detajimin e numrit të punonjësve të përcaktuar brenda kritereve të vendimit nr.1703, datë 24.12.2008, “Për vendosjen e standardeve të shërbimeve dhe aktiviteteve sezonale/të përkohshme për ministritë dhe institucionet buxhetore”.Po kështu, me vendim të Këshillit të Ministrave ndryshon edhe numri i ushtarakëve shqiptarë, pjesëmarrës në operacione ushtarake në shtabe të ndryshme në Afganistan, duke shkuar në 5, nga 3 që ishte deri më tani.Këshilli i Minsitrave miratoi në parim edhe marrëveshjen e grantit nr.TF014999, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, që vepron si administratore e fondeve të grantit të akorduar nga Fondi i Mirëbesimit me Shumë Donatorë, për financimin e projektit të zbatimit të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse në Shqipëri (EITI), me një shumë prej 300 000 USD-sh.