Berisha ironizon Ramën: Do ta ri-inauguronte si zyrën e punës, se lanë vendorët

Inspektimi i HEC-it të Banjes nga shefi i qeverisë Edi Rama vetëm një ditë më parë, nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së ish-Kryeministrit Sali Berisha. Ndërsa nisja e punimeve të këtij HEC-i mban firmën e tij si Kryeministër, Berisha i është referuar pikërisht ceremonisë së inagurimit për ti kujtuar Ramës se asokohe e pat konsideruar si mashtrimin e radhës.“Te dashur miq, dje, Piktori deshtak vizitoi punimet ne HEC-in e Banjes dhe iu tha shqiptareve se ketu punohet dhe krijohen qindra vende pune. Pra Rama foli per here te pare, qe kur erdhi ne pushtet, per vende te reja pune. E verteta eshte se Rama dje vizitoi dhe u mburr me nje kantier te kompanise Shtatkraft, njeshi ne bote per ndertimin e hidrocentraleve qe nisi punimet me date 13 maj 2013, me HEC-in e Banjes per kaskaden e Devollit me nje investim prej 800 milione Euro” shkruan Berisha në fb.Sipas Berishës, vizita e Ramës në Banjë duhet të shoqërohej me një falje ndaj kompanise, ndërsa nuk kursen ironinë ndaj Kryeministrit, kur thotë se “mendoi qe ta ri-inauguronte por vendoret e tij i thane se Berisha do qe te perserisesh historine e zyres rajonale te punes ne Tirane ndaj dhe hoqi dore”.“Piktori deshtak u kapardis por nuk kerkoi te falur se paku kompanise per faktin se vete ai dhe partia e tij sulmuan me egersi ate dite, inagurimin, "si fillimin e fillimit te fillimit" si "mashtrimin e rradhes". Madje dje mendoi qe ta ri-inauguronte por vendoret e tij i thane se Berisha do qe te perserisesh historine e zyres rajonale te punes ne Tirane ndaj dhe hoqi dore. Ai u xhindos kur, para se te largohej, nje nga fanatiket e tij i tha "Edi te keqen, nuk na duhet, nuk na ndihmon trashigima e Berishes neper kembe. Ne populli i majte duam veprat, veprat tuaja" dhe shperthyen duartrokitjet. Por Stillua, qe ishte i vetem aty pertej te majtes dhe te djathtes, psheretiu dhe me vete mermeriti "prit veshgjate te mbije bare"!!” shkruan Berisha.Një ditë më parë kryeministri Edi Rama inspektoi punimet për ndërtimin e Hidrocentralit të Banjës, pjesë e projektit hidrik në Luginën e Devollit. Ky projekt, i cili përbëhet nga HEC-et e Banjës dhe Moglicës (me mundësinë e ndërtimit edhe të një HEC-i të tretë), me një fuqi të instaluar prej 242 MW dhe prodhim vjetor rreth 729 GWh, është investim i “Devoll Hydropower”, që zotërohet nga kompania norvegjeze Statkraft, me vlerë për dy HEC-et e para, 535 milionë euro.Kryeministri Rama garantoi për mbështetjen e plotë ndaj çdo investimi që krijon vende të reja pune dhe që respekton standardet evropiane.“Ne kemi dy mesazhe të qarta: E para, ne do të bëjmë çdo gjë, ditë e natë, për të mbështetur të gjithë investitorët dhe investimet e tilla, si ky, që plotësojnë standardet si kudo në Europë, standardet që meriton Shqipëria. E dyta, ne i mbështesim plotësisht këto lloj investimesh dhe çdo investim që krijon vende pune të reja. Krijimi i vendeve të reja të punës është një lajm i mirë. Është fantastike që këtu do të krijohen disa mijëra vende të reja pune, ndërkohë që ekzistojnë disa qindra tashmë dhe që në 3 vitet e ardhshme do të arrijnë në afro 3 mijë vende të reja pune. Kjo është një gjë shumë e mirë” – u shpreh Kryeministri.