Kapet në Rinas terroristi i Vlorës, i dyshuar për tritolin ndaj Berberit dhe Dervishit

Pas shpërthimeve të njëpasnjëshme me lendë eksplozive muajin e parë të këtij viti, ku u duk se situata kishte dalë nga kontrolli, policia e shtetit falë hetimeve dhe një aksioni të sukseshëm ka vënë në pranga një person i cili dyshohet si është përgjegjes të paktën për dy atentate, një i mbetur në tentativë, ndodhura gjatë janarit.Bëhet me dije nga policia e shtetit që është arrestuar shtetasi,Marjon Mitro, nga qyteti i Vlorës,i cili nga hetimet paraprake dyshohet se ka marrë pjesë në atentatin e dështuar ndaj prefektit të Vlorës Besnik Dervishi dhe kryetarit të Komunës Qendër po në këtë qytet Fredo Berberi.Arrestimi i Mitros është kryer në aeroportin “Nënë Tereza”, ku kanë marrë pjesë efektivët e antiterrorit, forcat speciale dhe një sërë strukturash të tjera të policisë. Burime nga uniformat blu saktësojnë se Marjon Mitro kishte disa kohë që ndiqej dhe hetohej nga strukturat e policisë mbi aktivitetin e dyshimintë të tij në qytetin bregdetar, por jo vetëm.Sipas të njëjtave burime ai ka arritur të pikasë se ishte në ndjekje nga uniformat blu dhe ka tentuar të largohet nga territori shqiptar nga Rinasi. Por si pasojë e vëzhgimit dhe hetimit të imtësishëm është bërë i mundur ndalimi i tij, e në këtë mënyrë një arratisje e mundshme.Policia e kryeqytetit bën me dije se për Marjon Mitro nga qyteti i Vlorës, Gjykata e Krimeve të Rënda kishte dhënë masën e arrestit burg në mungesë dhe në fshehtësi të plotë për arsye të hetimit.Me interes pas këtij arrestimi do të jetë dëshmia e Mitros, ku hetimet paraprake të policsë e lidhin atë me dy ngjarje mjaft të rënda,të cilat për ditë me radhë morën vëmendjen e opinionit publik.Marjon Mitro mësohet se aktualisht kryente detyrën e inspektorit të Inspektoriatit Ndërtimor Vendor në qytetin e Vlorës, ndërsa ka edhe një biznes të tij, bar kafe dhe restorant, në zonën e Ujit të Ftohtë.Ndërkohë burime nga policia kanë bërë të ditur se një “Mega operacion” është duke vazhduar me kontrolle në qytete të ndryshme. Sipas tyre, po zhvillohen kontrolle në banesat e Marjo Mitros, Julian Sinanit, etj.Paraprakisht mësohet se në sajë të këtij aksioni në një apartament në rrugën e Kavajës ne pronesi te Julian Sinanit janë zbuluar dhe sekustruar në cilësinë e provës materiale 10 mina, të cilat ishin gati për tu shërthyer si dhe nje sasi armesh te cilat ai i perdorte ne aktivitetet kriminale. Për detaje më të hollësishme pritet në vijim një konferencë për mediat nga policia e Tiranës.