Zhdukja e serverit të tatimeve, Basha “ankohet” te Ambasadorët e BE dhe SHBA
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i shoqëruar nga një grup deputetësh demokratë, shtroi sot një mëngjes pune me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ambasadorin e BE, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe OSBE-së. Basha i njohu bashkëbiseduesit me shqetësimet e opozitës lidhur me situatën e fundit politike dhe shoqërore në vend.Kryetari i Partisë Demokratike e ka konsideruar klonimimin, vjedhjen dhe manipulimin e të dhënave të serverit qendror në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Taksave një akt të paprecedent të shkeljes së ligjit dhe për pasigurinë që krijon tek biznesi, investitorët, dhe qytetarët.Investimi antikushtetues i mazhorancës për të rrëzuar kërkesën e opozitës për një komision hetimor parlamentar në lidhje me këtë megaskandal është dëshmi e përpjekjes së krerëve të mazhorancës për të fshehur të vërtetën.“Shqetësimi ynë kryesor por edhe i taksapaguesve dhe biznesit që gjenden sot përballë një presioni criminal, mbetet se çfarë ka ndodhur me këto të dhëna, kush i ka marrë, ku gjenden, dhe si po përdoren ato”, tha Basha.Kryetari i Partisë Demokratike tha se zbardhja e kësaj ngjarjeje dhe vënia para përgjegjësisë e autorëve është një domosdoshmëri akute për rivendosjen e rendit ligjor, garancive që ligji ju jep qytetarëve për mbrojtjen e të dhënave të tyre konfidenciale dhe për klimën e biznesit në vend.Një tjetër shqetësim i shprehur në këtë takim nga Kryetari i Partisë Demokratike ishte dhe situata e rëndë e kriminalitetit dhe pasigurisë në vend. Situata alarmante, është pasojë e drejtpërdrejtë e zhbërjes së strukturave të rëndësishme të ndërtuara ndër vite me kontributin e çmuar të BE dhe SHBA, shkarkimeve masive të profesionistëve dhe zëvendësimit të tyre me militantë partiakë, emërimet në kundërshtim me ligjin për Policinë e Shtetit dhe rikthimi në Polici i personave të larguar për lidhjet e tyre me krimin në të kaluarën,- theksoi kryetari Basha.Ai shtoi se fushata e fundit e shfajësimeve, justifikimeve dhe akuzave të pabaza ndaj institucioneve të tjera si Prokuroria, SHISH apo dhe opozitës është një tjetër tregues shqetësues i daljes jashtë kontrollit të situatës dhe mungesës së një vizioni apo strategjie për ta rikthyer atë nën kontroll nga ana e ekzekutivit dhe autoriteteve të ministrisë së brendshme.Në këtë kuadër ambasadorët u njohën mbi iniciativën e grupit parlamentar demokrat për të ndërmarrë një hetim parlamentar mbi shkaqet dhe rrethanat që kanë çuar në këtë degradim të frikshëm të situatës së kriminalitetit në vend me qëllim identifikimin e prioritete dhe hapave për të dalë nga kjo situatë.Në lidhje me reformën territoriale, Basha rikonfirmoi para ambasadorëve qëndrimin e opozitës se ky hap i rëndësishëm për vendin që ka efekte të drejtpërdrejta edhe në reformën elektorale dhe konsolidimin e demokracisë vendore, duhet bërë vetëm me rivendosjen e konsensusit pozitë-opozitë.Kryetari i Partisë Demokratike rikujtoi se me shkeljet e përsëritura të konsensusit, dhe angazhimit për të respektuar institucionet e pavarura, siç është rasti i ligjit të Nëpunësit Civil dhe qëndrimi ndaj AMA-s dhe ILDKP-së, qeveria tregoi se nuk u përmbahet zotimeve të saj, edhe kur këto zotime janë votuar në parlament, dhe janë dëshmuar edhe para Brukselit, sic është rezoluta e përbashkët pozitë-opozitë për integrimin europian të vendit.“Kjo ka sjellë nje krizë të thellë besimi jo vetëm ne raport me opozitën por edhe me qytetarët shqiptarë dhe partnerët tanë”, theksoi Basha.Në përfundim të takimit Kryetari i Partisë Demokratike rikonfirmoi mbështetjen e pakushtëzuar që Partia Demokratike ka dhënë dhe do të vazhdojë të japë për çdo hap që çon përpara integrimin europian të vendit, marrjen e statusit dhe hapjen e negociatave.