Vrasësi me pagesë, Julian Sinani dyshohet për disa krime të rënda në Greqi

Kur e gjithë vemendja e opinionit publik në Shqipëri dhe Greqi ishte përqëndruar tek arrestimi i bujshëm i Ilir Kupës, nuk iu kushtua rëndësia një tjetër arrestimi të ndodhur po atë ditë, atij të Julian Sinanit,i akuzuar si vrasës me pagesë në Shqipëri dhe jashtë saj.Mediat greke raportojnë se pikërisht Julian Sinani është një person me preçedent të pasur kriminal në shtetin helen, më shumë se vetë Ilir Kupa. Sipas këtyre mediave thuhet se 27-vjeçari i arrestuar në Tiranë në 25 janar dyshohet eshtë autor i dy vrasjeve në Greqi, ku një viktimë është emër i njohur i krimit grek, ndërsa tjetri kalimtar i rastit.Një tjetër ngjarje për të cilët lakohet emri i Sinanit është dhe vendosja dhe shpërthimi i bombës në gjykatën e Selanikut në vitin 2010, ku rrezikuan jetën 50 persona. Gjithashtu aktivitetin e 27-vjeçarit në tokën helene, mediat atje e lidhin me një organizatë terroriste greke e quajtur “Bërthama e Zjarrit”, ku ai kryente akte terroriste për llogari të saj.Mediat helene raportojnë se deponimet e Julian Sinaninit kanë kapur të papërgatitur hetuesit grek të cilët ndodhen prej ditësh në Tiranë. Ata presin të vërtetojnë nëse deklaratat e dhëna nga 27-vjeçari janë të bazuara në fakte.Shtypi grek ka disa dite qe fokusohet ne keto dy arrestime te bujshme ne Shqiperi, duke vene theksin tek arrestimi i Ilir Kupes, per te cilin shprehen se do te pranonte edhe te merrte persiper nje veper penale ne Shqiperi vetem e vetem qe te mos ekstradohej, por tashme me deponimet per krimet e kryera ne Greqi edhe nga Julian Sinani, interesi eshte akoma me i madh.