Arvizu takon Spiropalin, vizitojnë ambjentet e doganës së Tiranës

Ambasadori i SHBA ne Tiranë, Aleksandër Arvizu me ftesë së Drejtoreshës Elisa Spiropali zhvilloi një takim në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.Spiropali duke e falënderuar për mbështetjen solide që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Shërbimit Doganor Shqiptar qysh në fillimet e historisë së Doganes moderne, i parashtroi situatën aktuale të zhvillimeve të reja në këtë shërbim." Dogana vazhdon të mbajë një peshë të konsiderueshme të Buxhetit të Shtetit dhe aktualisht jemi plotësisht të angazhuar të minimizojmë evazionin fiskal. Në këtë institucion kam gjetur ekspertë të zotë dhe jam e bindur që ky ekip do të bashkëpunojë suksesshëm me "Croën Agents". Pritshmëria jonë është e lartë edhe në drejtim të sigurisë së kufijve, edhe në drejtim të lehtësimit të proçedurave doganore edhe në drejtim të përmirësimit të imazhit të institucionit", u shpreh Drejtorja e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali.Në vijim të takimit Spiropali theksoi se "Kryeministri Edi Rama është suport permanent për Doganën për të sofistikuar sistemin dhe për t’i prerë rrugen ‘tundimit’".Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu e uroi Spiropalin për detyrën tepër të rendesishme dhe e nxiti që të sjellë në drejtimin e ketij institucioni energjinë dhe entuziasmin e brezit të ri me mentalitet të ri menaxhimi."Dogana në të gjitha vendet është një institucion shumë i rëndësishëm dhe është e lehtë ta akuzosh, por puna e saj është tepër e vështirë", deklaroi fillimisht Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Në vijim të bisedës me Drejtoren e Përgjithme të Doganave, Ambasadori Arvizu shprehu shpresën që Vendimi i Qeverisë per programin e asistencës së kompanisë britanike me përvoje "Croën Agents" do të përforcojë kapacitetet profesionale të Doganës shqiptare për të përmirësuar mbledhjen e të ardhurave në mënyrë trasparente.Me kryeministrin Rama, theksoi ai, kemi diskutuar shpesh dhe e di shqetesimin e Tij per ekonomine shqiptare.Më pas Ambasadori Arvizu dhe Drejtorja Spiropali diskutuan edhe për trajtimin e bizneseve dhe për përpjekjet legjislative dhe administrative që po bëhen për të përmiresuar klimën dhe nxitur investimet e huaja.Në vijim të vizitës së tij në Drejtorinë e Përgjithme të Doganave, Ambasadori Arvizu vizitoi Sallën e Monitorimit të Sistemit dhe siguroi që Pogrami i asistencës së Kontrollit te Eksportit dhe Sigurisë së Kufirit (Programi EXBS) i Departamentit të Shtetit të SHBA do të vazhdojë të mbështesë Shërbimin Doganor Shqiptar për përmiresimin e kontrollit të kufirit dhe parandalimin e lëvizjes së mallrave me risk, të mallrave të përdorimit të dyfishtë dhe atyre radioaktive.Pas përfundimit të vizitës në Drejtorinë e Përgjithme të Doganave, Ambasadori Amerikan i shoqëruar nga Drejtorja e Përgjithme kanë vizituar Degën Doganore të Tiranës. Ambasadori Amerikan ka parë nga afër të gjithë prooçesin e punës që zhvillohej në këtë terminal, duke takuar nga afër edhe punonjësit e kësaj dege.