Dogji makinën e drejtorit të DA Korçë, në pranga 36-vjeçari

Identifikohet dhe vihet në pranga një person i dyshuar si autor i djegies së makinës së drejtorit të Drejtorisë Arsimore të Korçës, Kristaq Grabocka.Policia e Korçës ka ndaluar mbrëmjen e sotme shtetasin Oltjon Kondi 36 vjeç, i cili dyshohet se në 25 janar të këtij viti i ka thyer xhamin e pasmë të automjetit dhe më pas ka hedhur në sedilje një shishe me benzinë duke i vënë flakën.Ngjarja ndodhi gjatë orëve të natës të datës 25 janar, ndërsa automjeti me targë “AA 050 CS” ka qenë i parkuar jashtë një lokali shumë pranë banesës ku jetonte Grabocka.Vetë drejtori Grabocka dyshon se djegia e makinës është bërë për arsye të detyrës që ai mban.