Berisha:Shqipëria në thundrën e krimit, Piktori dështak loz futboll!
Ish kryeministri Berisha ka akuzuar sot pasardhësin e tij Edi Rama se po fsheh rritjen e kriminalitetit në vend duke thekuar se "Shqipëria është vend i sigurt".Në një postim në Facebook, Berisha ka theksuar se gjatë këtyre muajve policia nuk ka dorëzuar asnjë dosje të vetme të autorëve të vrasjeve, plackitjeve, maskave dhe tritolit.
Postimi i BerishësTe dashur miq, pas dekapitimit te Policise se Shtetit dhe shkrirjes se Policise Kriminale, vendi ka cdo dite vrasje, banda me maska, tritol, trafiqe lume nga toka, ajri dhe deti, pasiguri ekstreme gjeri ne palce, zbulim dhe kapje zero e vrasesve, maskave trafikanteve nga Policia e Edi Rames. Sipas partnereve tane Policia ka marre ne dore dhe drejton trafikun e droges.Ky eshte bilanci dramatik i krimit ne Shqiperi. Piktori deshtak loz futboll i rrethuar nga nje batalion gardistesh e 250 police. Per te mbuluar krimin qe ka pushtuar vendin, me nje cinizem te paskrupullt ndaj qytetareve, ai bertet tek i bie topit "Shqiperia vend i sigurt". Kurse zedhenesi i tije per rendin, njekohesisht zedhenes i bandave te rrezikshme, drekon me super vrases, lexon para mediave komunikata te shkruara prej tyre, organizon ne mes te dites prita shteterore per llogari te krimit. Ky "çun i mire" i krimit ju tha dje, gjysme i pire, deputeteve se per Ramen pergjegjes kryesor per shumefishimin e vrasjeve, maskave, tritolit, trafiqeve eshte sabotimi qe po i bejne atij Prokuroria dhe Shish.Ne te vertete gjate ketyre muajve Policia e PS nuk ka dorezuar qofte dhe nje dosje te vetme te autoreve te vrasjeve, plackitjeve, maskave dhe tritolit (pervec te ndonje vrasesi te dorezuar vet). Kjo per faktin e thjesht se nuk kane kapur asnjerin prej tyre. Kurse perpjekja qesharake e Rames per te cilsuar akte terroriste krimet kunder personit, apo tritolet qe vendos vet ai, vetem e vetem per te akuzuar SHISH-in eshte thjesht perdorim i krimit per qellime politike.Te dashur qytetare dhe qytetarë, me Piktorin deshtak qe shnderroi bashkine e Tiranes ne lavatrice te parave te krimit te bandave: "te rruges se Kavajes", "te Lushnjes", "te Durresit", "Hakmarrjes per Drejtesi", te Dritan Dajtit dhe intimeve te tij, Shqiperia, ne rast se ne nuk ngrihemi, do jete protektorat krimi. sb