Basha akuza nga Lushnja: Mazhoranca po frymëzon krimin me aktet joligjore

Një shtet që vjedh serverin e të dhënave tatimore, sekretin më të ruajtur nuk bën gjë tjetër veçse frymëzon krimin dhe kriminalitetin. Këtë ka deklaruar Kryetari i PD, Lulzim Basha, në kremtimin e 23 vjetorit të krijimit së degës së PD në Lushnjë. Çdo shqiptar e ka të faktuar sot, tha zoti Basha, se premtimet me të cilat kjo mazhorance erdhi në pushtet nuk ishin gjë tjetër veçse gënjeshtra e mashtrime . Katër muaj pasi kjo qeveri ka marrë pushtetin, deklaroi lideri i opozitës, shqiptarët paguajnë më shumë, janë më të pasigurt për jetën e tyre.“Çdo shqiptari i duhet të paguajë më shumë dhe do të paguajë akoma më shumë për shkak të barrës së rëndë fiskale, taksave të larta, të hapura apo të fshehta , dyert e bizneseve po mbyllen, , investitorët e huaj kanë filluar të bëjnë lak rreth e qark vendit tonë. Mbyllen vende pune, flaken njerëz në rrugë, ky është realiteti i 4 muajve të parë të kësaj qeverisje. Numri i vrasjeve është shtuar frikshëm, numri i grabitjeve edhe më shumë, linjat e vjetra të trafikut të drogës janë riaktivizuar dhe bandat, janë rishfaqur sërish me maska dhe pa maska. Sepse shteti është frymëzuesi kryesor i kaosit dhe gjendjes së kriminalitetit në vend, një shtet që vjedh ditë për diell dhe natën për hënë, serverin e të dhënave tatimore, pasurinë më të çmuar, sekretin më të ruajtur të çdo shteti, nuk bën gjë tjetër veçse frymëzon krimin dhe kriminalitetin” deklaroi kreu i demokrateve.Kryetari i PD është ndalur dhe në procesin e analizës dhe zgjedhjeve në parti. Në këtë proces zoti Basha ka kërkuar analizë të vërtetë, refleksion e garë të ndershme, nga baza në qendër për të zgjedhur më të mirët që Partia Demokratike ka për të për të qenë një alternativë e gatshme ndaj pushtetit sot dhe forca kryesore e pushtetit nesër per te vijuar projektin e zhvillimit dhe të Shqipërisë europiane, për të gjithë shqiptarët.“Përmes argumentit, arsyes, transparencës dhe llogaridhënies, të evidentojnë qartë dhe saktë se çfarë është bërë gabim ku është zbehur përgjegjësia karakteristike e demokratëve , në menaxhimin e pushtetit Këtu, pa dyshim do të ketë vend që për ata që nuk kanë qenë në lartësinë e detyrës dhe mandatit që u është besuar, duhet të japingllogari para anëtarësisë. Askush nuk duhet ta ndiejë veten para një inkuizicioni por para një familje të madhe e cila është e gatshme të mësojë nga gabimet dhe të ecë përpara.Nuk ka në këtë parti dhe nuk do të ketë kurrë asnjë demokrat të tepërt. Çdo demokrat është dhe mbetet pasuri e madhe e PD”, deklaroi Basha.Nga Lushnja, Basha u ka bërë thirrje demokratëve të gjithë Shqipërisë që sebashku të krijojnë një proçes model të hapjes, analizës, ripërtëritjes së PD.