Mediat:Zgjedhjet serbe do zhvillohen edhe në Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2014, 09:22
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, të caktuara për t`u zhvilluar më 16 mars 2014, pritet të organizohen edhe në territorin e Kosovës, ku do t’iu mundësohet votimi edhe pjesëtarëve të komunitetit serb në vend.Mediat në Kosovë theksonë se institucionet kosovare as në të kaluarën nuk ia kanë dalë ta pengojnë procesin e votimeve në vend për zgjedhjet e Serbisë, e cila gjë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.Ndërkohë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës ende nuk kanë ndonjë qëndrim se si do të veprohet nëse Serbia rrit presionin tek autoritetet ndërkombëtare për lejimin e organizimit të zgjedhjeve parlamentare, partitë opozitare shfaqin drojën se edhe këtë herë do të lejohet mbajtja e zgjedhjeve të shtetit fqinjë në Kosovë.