KE: Kosovës i hiqen vizat kur të ndalohet emigrimi ilegal

“Kosova duhet të përmbushë të gjitha kushtet e përcaktuara në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, si dhe të demonstrojë se nuk ka rrezik të konsiderueshëm për Emigrim apo të sigurisë në lidhje me heqjen e vizave, para se Komisioni Europian t’ia rekomandojë Këshillit dhe Parlamentit Evropian heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës” kanë thënë zyrtarë të Komisioni Evropian për “Koha Ditore”Aktualisht Komisioni Evropian është duke konsideruar mundësinë për dërgimin e një tjetër misioni ekspertësh në Kosovë për të vlerësuar përmbushjen e kritereve në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe Marrëveshjes së Integruar për Kufirin-IBM.Ashtu sikurse raportuesja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, një ditë më parë, as Komisioni Evropian nuk ka dhënë ndonjë afat se kur mund të ndodhë liberalizimi.