Greqia, jashtë rendit të ditës të takimit të Eurogrupit

Greqia do të jetë jashtë rendit të ditës në takimin e Eurogrupit që zhvillohet sot në Bruksel.Një zyrtar i lartë i ministrisë greke të financave, ka theksuar se vendi ndodhet në mes dy vlerësimeve nga Trojka dhe prandaj nuk është e mundur të merren vendime përfundimtare gjatë takimit të sotëm të ministrave të financave të Eurozonës, lidhur me mundësinë e disbursimit të këstit të radhës të programit financues.Ndërkaq, progresi që evidenton Greqia në zbatimin e programit të përmirësimit fiskal dhe të reformave, si dhe ecuria e negociatave me Trojkën, pritet të shqyrtohet në diskutimet në kuadër të takimit.