Zyrtari i lartë amerikan të hënën në Shkup

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Yee të hënën do të mbërrijë për vizitë zyrtare në Maqedoni.Kjo është vizita e parë e tij në këtë detyrë ku ai zëvendëson ish-zëvendës ndihmës sekretarin Filip Riker. Zyrtari i lartë i administratës amerikane do të zhvillojë takime me krerët e lartë shtetëror në Shkup, por edhe takimet me liderët e partive politike.Zhvillimet aktuale politike, procesi i integrimeve evroatlantike, zgjidhja e kontestit të emrit dhe tema të tjera të rëndësishme do të jenë pjesë e axhendës së zëvendës – ndihmës sekretarit amerikan Hoyt Yee. Në fokus të diskutimeve do të jenë edhe debatet për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.Hoyt Yee ka një karrierë të pasur diplomatike. Ai vjen në detyrën e re nga detyra e zëvendës – ambasadorit amerikan në Kroaci, ndërsa më parë ka qenë edhe zëvendës-konsull amerikan në Greqi.