Shqiptarët luftojnë edhe ndërmjet tyre në Siri

Tridhjetë kosovarë kanë udhëtuar gjatë janarit për në Siri. Mediat  në Prishtinë duke cituar burime të  agjensive të ndryshme të inteligjencës shkruajnë se numri i kosovarëve që kanë shkuar në Siri pavarësisht nga burimet e raportimit varion prej 4 në 400.Një gjë është e sigurt 6 kosovarë janë vrarë në Siri. Burime të ndryshme që merren me këtë çështje kanë ofruar informacione me shifra për "Kohën Ditore".Sipas tyre, shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria e Lugina e Preshevës janë të pozicionuar në grupe të ndryshme radikale ndërluftuese. Vërehet se shqiptarët e pozicionuar në shumë grupe janë duke luftuar edhe ndërmjet vete. Përvec shqiptarëve në këtë luftë ka edhe evropianë të tjerë.Ndërkohë autoritetet në Kosovë thonë se janë duke kompletuar bazën ligjore për të parandaluar përfshirjen e qytetarëve të Kosovës në luftën në Siri. Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi  ka thënë se baza ligjore do të mbështetet në praktikat më të mira për këtë çështje pasi Kosovës i mungon një praktikë e tillë.Nga ana tjetër edhe Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë thirrje në disa raste kundër përfshirjes së shqiptarëve luftën në Siri dhe që të mos bihet pre e interpretimeve të gabuara të islamit, thirrje të cilave u janë bashkuar tashmë edhe Bashkësitë Islame në Shqipëri e Maqedoni.