Zgjedhje të parakohshme në Serbi, pritet caktimi i datës, diskutohet 16 Marsi
Qeveria e Serbisë pritet të vendos sot për zgjedhje të zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Në një mbledhje urgjente, qeveria pritet ti dërgojë presidentit Tomislav Nikoliç, një propozim për zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat pritet të mbahen më 16 mars.Sipas mediave serbe, Nikoliç pritet të shpallë zgjedhjet brenda së mërkurës, në mënyrë që të jenë brenda kohës për datën e kërkuar.Burime nga qeveria serbe kanë thënë se Serbia dëshiron të konfirmojë vullnetin e qytetarëve pasi partitë në pushtet kanë një përbërje të ndryshme prej votave që besohet se kanë.Mosmarrëveshjet në qeverinë serbe kanë lindur pasi partia Progresiste e Serbisë e Aleksandar Vuçiç, është më e madhja në Serbi pavarësisht se Vuçiç është zëvendëskryeministër. Kjo parti u forcua pas rënies nga pushteti të demokratëve të ish-presidentit Boris Tadiç. Ndërkohë shumë pikëpyetje janë ngritur për atë që do të vijë pas zgjedhjeve parlamentare në dialogun e nisur mes Serbisë dhe Kosovës.