BDI dhe PDSH përplasen rreth përdorimit të gjuhës shqipe

Partitë shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë u përplasën seancën e sotme lidhur me përdorimin e plotë të gjuhës shqipe në administratën shtetërore.Partia Demokratike Shqiptare këmbëngul që administrata të flasë edhe shqip. Deputeti i kësaj partie, Bekim Qoku, tha se administrata në tërësi nuk është e detyruar të respektojë dhe përdorë gjuhën shqipe, e cila është e garantuar me Kushtetutë.Ndërsa Nexhati Jakupi nga Bashkimi Demokratik për Integrim theksoi se sipas Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, qytetarëve shqiptarë iu mundësohet që institucioneve tu drejtohen në gjuhën shqipe dhe përgjigje të marrin po në gjuhën shqipe.“Është shumë e rëndësishme që gjuhë pune në administratë, të jetë edhe gjuha shqipe e cila garantohet me amendamentin 5 të kushtetutës. Ju thatë se me këto amendamente që po bëni ju, ne e detyrojmë edhe maqedonasin të mësoj shqipen. Po pse të mos e mësojë maqedonasi shqipen kur këtë e thotë kushtetuta. Jo ne, ne kërkojmë të zbatohet kushtetuta, nuk është kërkesë e jona”, deklaroi Bekim Qoku, deputet i PDSH-së.Gjatë debatit, Jakupi vuri në dukje, se deputetët e PDSH-së përmes amendamenteve kanë kërkuar krahas përdorimit të gjuhës shqipe edhe përdorimin e gjuhës maqedonase.Këto debate dhe akuza janë zhvilluar gjatë shqyrtimit në komisionet parlamentare të projekt – ligjit për nëpunësit shtetëror. Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoni në komunat ku shqiptarët përbëjnë mbi 25 për qind të popullsisë.Përdorimi i gjuhës shqipe në administratën qeveritare dhe shtetërore nuk është i garantuar zyrtarisht dhe se institucionet qeveritare akoma nuk respektojmë përdorimin e saj, pasi që ligji nuk përcakton këtë.Me ligjin për gjuhët dhe sipas nenit 5 të Kushtetutës, qytetarët shqiptarë kanë të drejtë t`i drejtohet institucioneve në gjuhën e tyre amtare, dhe përgjigjen ta marin në gjuhën e tyre.Por përkundër kësaj garancie ligjore, shqiptarët akoma nuk përdorin këtë praktikë, pasi që disa vite më parë kanë pasur probleme se nuk kanë siguruar asnjëherë përgjigje në gjuhën e tyre amtare.