Pas tërmetit, gjendje emergjence në ishullin Kefalonia në Greqi

Në ishullin Kefalonia në Greqi është shpallur gjendjen e emergjencës, pas tërmetit me magnitudë 5.8  ballë që tronditi të dielën ishullin, siç i deklaroi ANA-MPA, ministri i brendshëm Janis Mihelakis, i cili ndodhet që nga mbremja e të dielës në Argostoli, me urdhër të kryeministrit Antonis Samaras.“Objektivi ynë është që të kthehet sa më shpejt jeta në ishull në ritmet normale. Ka dëme, po për fat, ishulli rezistoi, nuk patëm viktima dhe kjo është e kënaqshmja, kishim vetëm disa lëndime të lehta”, tha Mihelakis ndërsa shtoi se gjendja e emergjencës u shpall kryesisht që të kapërcehen pengesat burokratike.Ministri i brendshëm shtoi se në ishull kanë mbërritur ekipe nga ministri të ndryshme, që kanë kompetenca për përballimin e menjëhershëm të gjithë problemeve, me qëllim që të përshpejtohet rihabilitimi.“Në Kefalonia kanë mbërritur përforcime me forca të policisë dhe mjete, me qëllim që të forcohet ndjenja e sigurisë e qytetarëve. Kanë ardhur gjithashtu zjarrfikës dhe një skuadër e përballimit të katastrofave, me qëllim që të trajtohet  çdo ngjarje e jashtëzakonshme” shtoi ministri.Ai theksoi më tej se, meqë shumë njerëz ndodhen jashtë banesave të tyre dhe kushtet atmosferike po përkeqësohen, ka mbërritur në ishull trageti Superfast 1, që ka mundësinë të mikpresë 700 njerëz, si dhe pritet trageti tjetër, “Elefterios Venizelos”, me kapacitet 1300 njerëz.Një tërmet i fuqishëm ka goditur pasditen e të dielës ishullin Kefalonia, po për fat nuk ka shkaktuar viktima apo dëmtime të rënda. Tërmeti u shënua në orën 15,55 dhe magnituda e tij ishte 5,9 ballë të shkallës rihter.