Serbia cakton kryetarin e Mitrovicës veriore

Aleksandar Spiric do të kryejë përkohësisht detyrën e kryetarit të Mitrovicës veriore.Vendimi është marrë nga qeveria serbe e cila ka shkarkuar nga detyra edhe anëtarin e përkohshëm të Komunës së Zveçanit Ivan Todosijevic e në vend të tij ka emëruar prefektin e Zveçanit, Vucin Jankovic.Detyrën e kryetarit të Mitrovicës deri më tani e kishte bërë Kërstimir Pantic, i cili ka fituar zgjedhjet lokale në veri të Mitrovicës, por për shkak të simboleve të shtetësisë së Kosovës në deklaratën që është dashur të nënshkruajë, ka refuzuar të marrë funksionin e kryetarit.Për këtë arsye, në Mitrovicën Veriore do të mbahen sërish zgjedhje më 23 shkurt.