Serbi, PPS propozon zgjedhje të parakohshme, pritet shpërndarja e parlamentit nga Nikoliç
Kryesia e Partisë Progresive Serbe e ka miratuar sot propozimin e liderit të kësaj partie, Aleksandar Vuçiç, që në Serbi të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme nga mesi i muajit mars.Vuçiç, njëherësh, zëvendëskryeministër i parë i qeverisë së Serbisë, tha se udhëheqja partiake në mënyrë “unanime” e ka mbështetur propozimin e tij.“Propozimi im është për ta parë vullnetin e popullit”, tha Vuçiç, në takimin partiak sot në Beograd, dhe kërkoi që zgjedhjet të organizohen më 16 mars.“Ka ardhur koha që të paraqesim se çka kemi bërë”, tha Vuçiç.“Pritet që presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, të vendosë për shpërndarjen e parlamentit dhe ditën e mërkurë t’i shpallë zgjedhjet, pasi të marrë propozimin formal të qeverisë”, ka njoftuar kabineti i tij.