Serbia dënon moslejimin e hyrjes së Vulin në Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2014, 15:44
Zyra e qeverisë së Serbisë për Kosovën ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare, që të reagojë lidhur me moslejimin e ministrit Aleksandar Vulin, që ta vizitojë Shtërpcen në Kosovë, në mënyrë që në Brezovicë të hapte një terren të skijimit, thuhet në kumtesën e kësaj zyreje.“Me informacionin e EULEX-it, se ministrit Vulin nuk i është dhënë leja që sot të shkoj në Kosovë, vazhdon politika e qyteteve të ndaluara”, thuhet në deklaratë dhe shtohet se “si të cilësohet ndryshe praktika sipas së cilës ekzistojnë vende në Kosovë ku serbët dhe përfaqësuesit e shtetit të Serbisë nuk mund të shkojnë”.Kjo zyre njofton se kjo është hera e pestë që Vulinit nuk i lejohet hyrja në Kosovë.