Greqia rrit masat e sigurisë pas kërcënimit për sulme terroriste

Mes frikës në rritje për një sulm të mundshëm terrorist, policia greke ka rritur masat e sigurisë në nivel të ngjashme me ato të përdorura për Olimpiadën e Athinës në vitin 2004.Patrullat e policisë janë intensifikuar rreth Monumenteve qendrore dhe rreth hoteleve ku qëndrojnë zyrtarët e huaj që vizitojnë Athinën, si vend që mban Presidencën e Bashkimit Evropian. Vëmendja është përqëndruar edhe për 320 objektiva të mundshme për sulme terroriste në Athinë. Autoritetet greke kanë marrë edhe ndihmën e FBI-së dhe Scotland Yard për të rritur sigurinë.Rritja e masave të sigurisë vjen pas mesazhit të Kristodulos Xeros, pjestar i organizatës terroriste “17 nëntori” , i cili pas largimit nga burgu në një video në internet paralajmeroi qeverinë greke për sulme terroriste.Ky zhvillim tronditi qeverinë e kryeministrit grek Andonis Samaras dhe bëri që Departamenti Amerikan i Shtetit ti bej thirrje autoriteteve greke për të gjetur të kërkuarin . Nderkohë qeveria greke ka shpallur shpërblime në shumën 4 milion euro për informacione që do të ndikojnë në arrestimin e terroristëve të fshehur Kristodulos Xiros, Nikos Maziotis dhe Panajota Roupa, si dhe një numër të papërcaktuar personash të implikuar në vrasjen e dyfishtë dhe një plagosje të rëndë, të kryer në nëntor 2013, në Neo Iraklio të Atikës.Sipas një komunikate të lëshuar nga policia greke, në bazë të një vendimi të përbashkët ministror të Ministrit të Rendit Publik dhe Mbrojtjes së Qytetarit, Nikos Dendias dhe Ministrin alternat të Kristos Staikouras , shuma deri në 4 milion euro do të jepet për të gjithë ata që ofrojnë çdo informacion ose dëshmi që mund të çojë në gjetjen dhe arrestimin e të kërkuarve.Autoritetet kanë ofruar një shpërblim nga 1 milion euro për secilin nga të tre terroristët e dënuar: Kristodulos Ksiros, Nikos Maziotis dhe Panajota Roupa, si dhe një milion tjetër për autorët të paidentifikuar të dy vrasjeve në Neo Iraklio .Ata gjithashtu garantojnë anonimitetin e të gjithë personave që do të ofrojnë informacion ose dëshmi. Policia u bëri thirrje qytetarëve që nëse disponojnë ndonjë informacion, të kontaktojnë në linjat telefonike 1014 dhe 10414, ose e-mailin e shërbimit kundër terrorizmit.