Anëtarësimi i Serbisë në BE, “kapitull i veçantë për raportet me Kosovën”

Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është çështja e parë që është hapur në negociatat për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Evropian.Në Bruksel po debatohet për njërin nga kapitujt e kuadrit negociues që i kushtohet marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe parasheh një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjore para anëtarësimit.Kapitulli 35 i kushtohet ekskluzivisht normalizimit të raporteve në mes të Kosovës e Serbisë. Ky kapitull i tregon Beogradit se çfarë detyrimesh duhet të përmbushen ne mënyrë që të eci përpara në rrugën drejt BE.Pala negociatore serbe ka refuzuar që të zbulojë detaje. Kryenegociatori , Aleksandar Vulin, ka deklaruar se pritjet e tij janë se Brukseli do vlerësojë interesat legjitime të Serbisë.Vulin pranon se kapitulli 35 është i pari në historinë e negociatave të anëtarësimit në Bruksel. Sipas tij, nëpërmjet të këtij kapitulli BE do monitorojë dialogun e Brukselit dhe premton se nuk do dalin çështje të reja jashtë atyre që trajtohen në dialogun politik në mes të Prishtinës dhe Beogradit.Edhe Vulin refuzon që të jep mendimin e tij se çfarë nënkupton Brukseli në kornizën negociuese kur parasheh nënshkrimin e dokumentit legalisht detyrimor në mes të Kosovës e Serbisë, e i cili do çojë deri te normalizimi gjithëpërfshirës e raporteve në mes të dy vendeve.Duke pas parasysh rendesinë e kapitullit, i njëjti do jetë ndër të parët që do hapet formalisht por edhe i fundit që do mbyllet sepse përmbyllja e tij do shënojë ndoshta edhe përmbylljen e negociatave të anëtarësimit të Serbisë.