Mitrovicë, arrestohet Oliver Ivanoviç
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2014, 13:16
Oliver Ivanovic politikani serb, kandidat për kryetarë të komunës së Mitrovicës së Veriut është arrestuar nga Njësia Speciale e Policisë së EULEX-it në një aksion në pjesën veriore të MitrovicësArsyet e arrestimit të tij ende nuk janë bërë publike ndërsa flitet se akuza kryesore është ajo e krimeve të luftës.Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se misioni evropian është duke kryer një aksion në veri të Mitrovicës.Sipas tij më vonë gjatë ditës do të jepen më shumë detaje nga ky aksion.