Rruga e Kombit me konçension, Haxhinasto: Vendimi në fund të pranverës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2014, 16:21
Në fund të pranverës Rruga e Kombit do të jepet me konçesion. Ministri i Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, e bëri të ditur këtë fakt gjatë takimit që zhvilloi me Ministrin e Infrastruktures së Kosovës, Fehmi Mujota.Haxhinasto deklaroi se dhënia me konçesion është e vetmja mënyrë për të mirmbajtur këtë rrugë të rëndësishme.Ministri i Infrastrukturës së Kosovës deklaroi se shkëmbimet tregtare mes dy vendeve janë rritur më katër herë që prej ndërtimit të Rrugës së Kombit.Gjatë inspektimit të segmentit Tiranë-Elbasan, Ministri Haxhinasto premtoi se do të përfundojnë punimet deri në pranverë.Dy Ministrat disktuat për të rritur bashkëpunimin edhe në sektorë të tjerë të rëndësishëm.